HomeRajoni"Edhe dy javë afat për votimin e kreut të ri të shteti",...

“Edhe dy javë afat për votimin e kreut të ri të shteti”, zgjedhja e Presidentit, VV: Asnjë ftesë për negociata

Advertismentspot_img

Kanë mbetur edhe dy javë afat për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Bisedimet e Vetëvendosjes me partitë e tjera politike ende nuk kanë nisur.

Ndonëse kryeministri, pasi mori detyrën, disa herë paralajmëroi se të nesërmen ishte i gatshëm të nisin bisedimet, tashmë kjo çështje është lidhur me buxhetin e shtetit.

Nga Vetëvendosje kanë thënë për media se presin që fillimisht të kalojë buxheti i shtetit edhe në lexim të dytë në Kuvend dhe më pas të zhvillohen bisedimet për çështjen e presidentit.

“Është e rëndësishme që të finalizohet çështja e buxhetit; nesër është seanca në lexim të dytë. Pas miratimit të buxhetit, vazhdojmë me diskutimet për zgjedhjen e presidentit”, tha Grafika Aberie Nagavci, shefe e GP të LVV-së.

Me gjashtë vota pro, tre kundër dhe një abstenim, Komisioni për Legjislacion, Mandate dhe Imunitete ka votuar projektbuxhetin e vitit 2026.

Nga partitë opozitare, ndonëse nuk kanë dashur të flasin para kamerës, kanë konfirmuar për TV Klan se ende nuk kanë marrë ftesë nga Vetëvendosje për nisjen e konsultimeve për çështjen e presidentit.

Opozita ka kërkuar marrëveshje politike për këtë çështje. Nëse nuk ka pajtueshmëri dhe presidenti i ri i vendit nuk votohet brenda dy javësh, atëherë vendi më 5 mars shkon sërish në zgjedhje të reja.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular