Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka denoncuar një skandal që, sipas tij, po ndodh brenda PD-së.
Ai tha se po përjashtohen nga anëtarësia të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga zyrtarët e lartë të PD-së.
Salianji: Referendumi është forma më e lartë që ka sistemi. Me PS-në, sa herë jemi ulur për çdo arsye, nuk kemi fituar asnjëherë.
Minga: Nuk keni fituar se jeni parti e dytë.
Salianji: Jo, mo, edhe kur ishim parti e parë, edhe në 2008-ën, çfarë fituam? Sa herë kemi bërë marrëveshje kemi humbur.
Salianji: Po të isha unë tani, do t’i kisha nxjerrë që sot 61 kandidatët për zgjedhjet lokale. Jemi një vit para zgjedhjeve; duhet të kishin dalë 61 kandidatët. Këta kandidatë duhet të kishin kohën të sheshonin problemet e brendshme, të bashkonin demokratët dhe të vinin në zgjedhje. A duhet t’i them unë këto që të përmirësohet PD? Ore, kur dikush po shkon në greminë, ju si mik, kur e shikon ku po shkon, a t’i them ndaloni?
Minga: Po pse nuk dëgjon i zoti i shtëpisë?
Salianji: Këtë u kam thënë: o zotëri, politikën e tregon vota. Në vend që të dëgjohet dhe të zgjidhet me votë, në PD ka marrë njëri sëpatë, tjetri motorsekë dhe pret anëtarë, përjashton anëtarë. Po bëhet masakër aty.
Salianji: Duan ta mbajnë. Po përjashtohen anëtarët.
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka kërkuar reflektim brenda forcës politike, duke theksuar se përgjegjësia për çdo largim nga partia bie mbi lidershipin Sali Berisha.
I ftuar në studion e QUO VADIS, ai u shpreh se të gjithë demokratët që angazhohen në parti duan të jenë fitues dhe nuk mund të etiketohen si “kriminelë” pse kërkojnë sukses politik.
Salianji kritikoi qasjen e drejtuesve që, sipas tij, nuk marrin parasysh mendimin e demokratëve, duke shtuar se partia nuk duhet trajtuar si pronë personale.
“Quhen kriminalë demokratët që duan të jenë fitues. Të gjithë demokratët që vijnë aty duan të jenë fitues. Partia ka vetëm një interes, si të rrisë numrin e anëtarëve, votuesëve. Partinë Demokratike duan ta mbajnë si pronë. Nëse drejtuesit thonë që nuk na intereson çfarë mendojnë demokratët, duan ta mbajnë si pronë. Duhet ta bëjmë tani, që të mos flasim pas një viti.
Duhet të ishim sot me 61 kandidatë, me njerëz të ndarë në zona. Kur janë në PD, nuk ikën njeri. Përgjegjësia për çdo largim nga PD është e lidershipit”, tha Salianji.







