HomeKulturePërkujtohet 95-vjetori i vdekjes së Milan Šufflay, studiuesi kroat, një nga themeluesit...

Përkujtohet 95-vjetori i vdekjes së Milan Šufflay, studiuesi kroat, një nga themeluesit e Albanologjisë

Advertismentspot_img

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët përkujtoi sot në 95-vjetorin e vdekjes, historianin dhe politikanin e madh kroat, e njëkohësisht njërin prej themeluesve të Albanologjisë, Milan Šufflay (Milan Shuflaj).

Milan Šufflay lindi më 9 nëntor 1879, në Lepogllav të Kroacisë. Ishte ndër themeluesit e Albanologjisë si dhe autor i të parit roman fantastiko-shkencor në letërsinë kroate. Ka botuar disa libra mbi botën arbërore, ku ka trajtuar mbi baza objektive dhe referenca dokumentesh figurën e Skënderbeut. Disa nga librat e tij kryesorë janë: “Kufijtë e Shqipërisë në Mesjetë”, “Shqipëria mesjetare”, “Biologjia e fiseve të popullit shqiptar” etj.

“Kostandin Balsha” i shkruar prej tij, është ndër romanet e para historike me tematikë shqiptare. Interesimin e Shuflajit për shqiptarët dhe Shqipërinë e ndeshim që në fillim të karrierës së tij shkencore, kur, duke hulumtuar e mbledhur dokumenta nëpër arkivat e Dalmacisë, për “Codex diplomaticus” të Tadija Smiçiklasit, zbulon materiale burimore shumë interesante, të pabotuara, që i takonin mesjetës shqiptare.

Kjo periudhë, në atë kohë ishte e pahulumtuar fare dhe zgjon interes të jashtëzakonshëm tek studiuesi i ri, interesim ky që e shqetëson aq shumë, sa bëhet qëllimi kryesor i veprimtarisë shkencore për gjithë jetën e tij dhe u bë arsyeja vdekjes së tij. Ai u përndoq nga Mbretëria Jugosllave, dhe më 19 shkurt 1931 e vranë në pragun e shtëpisë së tij, në Zagreb.

Vrasja e tij shkaktoi reagime edhe në shtypin e kohës: “Tribuna” (Romë), “Berliner Tagblat”, “New York Times”, “Frankfurter Zeitung”, “Arbënia”, “Vullneti i Popullit” (Tiranë), etj. Me një memorandum të veçantë reaguan edhe kolosët e shkencës e të letrave si Albert Einstein, Heinrich Mann, dr. Josef Bajza, dr. Max Hildebert Boehm, dr. Karl Fritzler, dr. Zenon Kuziela, dr. Martin Spahn, dr. Branimir Jeliq, Josip Milkoviq, Lumo Skëndo, Faik Konica, si dhe organizatat “Ligue Internationale des Droits des L’Homme”, “Federation Universitaire Internationale”, etj.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular