Probleme fizike për Armando Brojën. Trajneri i Burnley, Scott Parker ka bërë me dije se sulmuesi kuqezi nuk do jetë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen ndaj Chelsit.
“Nuk do ia dalë për fundjavën. Për të qenë të drejtë, po kalon një problem prej disa javësh dhe duhet të ndërhynim.
Nuk do të jetë për shumë gjatë, shpresojmë për pak javë nga tani, por e sigurt që nuk do të jetë i gatshëm për këtë fundjavë që të luajë në atë ndeshje”, tha Parker.
Kujtojmë që Shqipëria do të luajë me 26 mars ndeshjen e Play off të Botërorit ndaj Polonisë. Kjo situatë e krijuar me Brojën vendos “alarm” për Sylvinhon, para këtij takimi të rëndësishëm.
Mesfushori me tipare sulmuese, Nazmi Gripshi, ka bërë një hap të madh në karrierën e tij, duke u transferuar nga Astana në Kazakistan, te klubi i Superligës ruse, Rubin Kazan. Zbulohet ekskluzivisht se 28-vjeçari i lindur në Durrës ka firmosur një kontratë 2.5 vjeçare me Rubin Kazan. Klubi rus ku luan edhe sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku, mësohet se ka paguar rreth 500 mijë euro për blerjen e kartonit të Gripshit. Përveç Astanës në Kazakistan, Gripshi ka luajtur më parë me Ballkanin në Kosovë, si dhe Teutën e Skënderbeun në kampionatin shqiptar. Në vitin e kaluar, mesfushori mori ftesë edhe nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo.







