HomeRajoniOsmani pas takimit të Bordit të Paqes: Bashkë me Ramën folëm me...

Osmani pas takimit të Bordit të Paqes: Bashkë me Ramën folëm me Trumpin për çështjen e Hagës, morëm garanci

Advertismentspot_img

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur lidhur me takimin e Bordit të Paqes, të zhvilluar të enjten e 19 shkurtit në Washington.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon” në televizionin Klan Kosova, Osmani deklaroi se sëbashku me kryeministrin Edi Rama kanë ngritur përpara presidentit amerikan çështjen e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Kemi diskutuar. Unë ju kisha lutur për mirëkuptimin tuaj. Nuk besoj që është në interesin e Kosovës në qoftë se japim më shumë detaje rreth kësaj. Mirëpo, dua të siguroj që i kemi diskutuar të dyja temat dhe kemi marrë garanci shumë të fuqishme, për të cilën dua ta falënderoj edhe njëherë presidentin Trump. Natyrisht që kur të vjen momenti edhe unë, edhe kryeministri Rama do të flasim më në detaje për këtë temë, por e kemi informuar në detaje për këto dy tema presidentin Trump, dhe sërish dua ta them, sot ka qenë një ditë jashtëzakonisht e mirë për Republikën e Kosovës dhe Popullin e saj dhe përgjithësisht edhe për shqiptarët në rajon.

Jemi të bekuar, si Kosova ashtu edhe Shqipëria jemi së bashku në Bordin e Paqes si dy vendet e vetme të Ballkanit Perëndimor, që nënkupton se të dy shtetet tona po ngrihen në nivel më të lartë të përfaqësimit ndërkombëtar, dhe kjo e tëra po bëhet me besim amerikan. Por në përgjithësi është edhe një mundësi e mirë, që edhe me shumë shtete të tjera aleate të diskutojmë të ecim përpara, dhe të gjitha këto po ngjajnë në kuadër të Bordit të Paqes. Përveç kësaj kemi edhe takime në Departamentin e Shtetit kur do të vazhdojmë diskutimet për këto tema.”, tha Osmani.

Mes të tjerash, presidentja Osmani theksoi se ka marrë garanci për mbështetjen e vendit të saj nga SHBA-të, sa i p

“Sot ka qenë një ditë kur e kemi ndjerë peshën e garancisë amerikane në raport me Republikën e Kosovës dhe dua sërish para të gjithë qytetarëve ta falënderoj presidentin Trump, i cili e tha edhe publikisht këtë garancë, që nëse ndonjëherë do të keni probleme me Serbinë, më thirrni mua dhe unë do të merrem me këtë. Dhe kjo është një garancë e fuqishme nga presidenti amerikan persona,lisht dhe natyrisht gjatë bisedave që sot kisha me të gjithë ekipin e tij, nga sekretari Rubio deri tek të deleguarit special, që ne morëm garanca të tilla që Kosova do të vazhdojë të ketë mbështetjen amerikane. Kishim mundësi të diskutojmë për çështje të ndryshme edhe me vet presidentin Trump. Pra, ka qenë një ditë e rëndësishme që e ka konfirmuar Republikën e Kosovës ndër shtetet që japin kontribut për paqe. Dhe siç e dini anëtarësimi në secilën organizatë ndërkombëtare ia fuqizon Kosovës subjektivitetin, por kjo është edhe më me peshë.”, tha Osmani.

Të enjten u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Paqes në Washington. Shqipëria në këtë takim u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi në fjalën e tij se “viktimat më të pafajshme janë fëmijët në Gaza”, duke konfirmuar pjesëmarrjen e trupave shqiptare atje.

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes, një shumë që sipas tij është e vogël “krahasuar me koston e luftës”. Ai bëri të ditur gjithashtu se vendet e tjera anëtare të Bordit të Paqes kanë dhuruar rreth 7 miliardë dollarë në total, ndërsa disa shtete janë angazhuar të dërgojnë trupa dhe forca policore për të ndihmuar në stabilizimin e Gazës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular