HomeKronikeEMRI/Arrestohet 34-vjeçari në Shkodër. Ishte në kërkim nga Italia për trafik droge...

EMRI/Arrestohet 34-vjeçari në Shkodër. Ishte në kërkim nga Italia për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale

Advertismentspot_img

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Në pranga është vënë 34-vjeçari Syrgen Haxhija banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular