Në album përfshihen pamje nga vizita në Prishtinë, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale ka ritkhyer momentet më të veçanta të tij gjatë javës që lamë pas.
Në album përfshihen foto nga vizita në Prishtinë, në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në kryeqytetin e Kosovës, Rama u takua ndër të tjera edhe me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, si dhe presidenten e vendit, Vjosa Osmanin
Gjithashtu, Rama ka ndarë momente edhe nga mbledhja e Bordit të Paqes në Uashington, ku deklaroi se Shqipëria në këtë mbledhje është krenare dhe se prezantohet si themeluese e Bordit.
Pikërisht, në Bordin e Paqes në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë shqiptare, teksa fliste për rëndësinë e paqes, gjeti rastin të ngrejë shqetësimin për pretencën e Prokurorisë së Hagës për ish-krerët e UÇK-së. Rama u shpreh se pretenca në Hagë është e padrejtë, kundër një ushtrie, që luftoi për lirinë e popullit të vet.








