HomeRajoniZgjedhja e presidentit, kryeministri Kurti takon kreun e PDK Bedri Hamzën

Zgjedhja e presidentit, kryeministri Kurti takon kreun e PDK Bedri Hamzën

Advertismentspot_img

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar sot në 22 shkurt një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh deputet i Kuvendit, Bedri Hamza.

Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, në këtë takim është biseduar për çështje me rëndësi shtetërore dhe kombëtare, si dhe për mundësinë e bashkërendimit në Kuvend për tema që kërkojnë mbështetje të gjerë politike. Hamza ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim parlamentar në interes të vendit.

Pjesë e diskutimit ka qenë edhe zgjedhja e presidentit/es, për të cilën kanë mbetur edhe dhjetë ditë afat, sipas përcaktimeve kushtetuese. Është theksuar në takim se për zgjedhjen e suksesshme të kreut të shtetit nevojiten votat e të paktën dy të tretave të deputetëve të Kuvendit, çka e bën të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet subjekteve politike.

Gjatë takimit u fol edhe për zhvillimet politike në vend dhe më gjerë, si dhe për nevojën e hapjes së një kapitulli të ri komunikimi e dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe opozitës, në të mirë të Republikës dhe funksionimit demokratik e pluralist të jetës politike.

Ndërkohë, është paralajmëruar se kryeministri do të vazhdojë takimet edhe me përfaqësues të tjerë politikë. Të hënën ai pritet të takohet edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të përpjekjeve për të arritur një dakordim sa më të gjerë për çështjet aktuale politike.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular