HomePolitikePD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e...

PD paralajmëron protestë të shtunën kundër Qeverisë, në Kuvend voton ish-deputetin e PS për ambasador në NATO

Advertismentspot_img

Pak minuta përpara se kryetari i Partisë Demokratike të njoftonte diversifikim të protestës së të shtunës nga ana e opozitës, në Kuvend, demokratët u shfaqën me një tjetër sjellje.

Komisioni i Jashtëm kishte sot në rend të ditës seancë dëgjimore me dy kandidatë për ambasador, Jeta Kreka në Katar dhe ish-deputeti i PS-së, Bardhyl Kollçaku në NATO.

I vetmi deputet i opozitës i pranishëm në këtë mbledhje, Tritan Shehu e vlerësoi kandidaturën e Kollçakut, megjithëse vetëm një javë më parë në Parlament PD-ja akuzoi se emërimet në diplomaci po vijnë gjithmonë e më shumë nga Partia Socialiste.

“Keni një CV të pasur, megjithëse nuk keni eksperiencë diplomatike. Besoj që ju do ta kryeni me dinjitet detyrën e rëndësishme që keni dhe që iu është ngarkuar. Një nga pikat kryesore ku duhet të punojmë është anëtarësimi I Kosovës në NATO. Të uroj suksese, ju e njihni mirë politikën e NATO-s”, deklaroi Shehu për kandidaturën e Kollçakut.

Pa asnjë kundërshtim kaloi edhe kandidatura e Jeta Krekës dhe të dy emrat do t’i shkojnë Presidentit Begaj për dekretim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular