HomeAktualitetPlani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të...

Plani i rritjes 2025 – 2027, Shqipëria ka tërhequr vetëm 17% të fondeve

Advertismentspot_img

Shqipëria ka nisur të përfitojë fondet e para nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor 2024-2027, por shuma janë modeste dhe shumë larg planit fillestar.

Plani i Rritjes, i cili po zbatohet nga viti 2023 dhe përfundon në 2027, mbështetet nga një Fond për Reforma dhe Rritje me vlerë 6 miliardë euro për rajonin dhe synon të përshpejtojë integrimin ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, të nxisë integrimin rajonal dhe të përshpejtojë reformat kryesore Në një analizë e Drejtorisë së Zgjerimit në BE për “Fondet e BE-së në Shqipëri” që analizon zhvillimet deri në vitin 2025 thuhet se Shqipërisë i janë alokuar gjithsej 922.1 milionë euro në formën e granteve të pakthyeshme dhe huave me kushte të favorshme për zbatimin e kësaj agjende reformash.

Sipas dokumentit Shqipëria deri tani ka përfituar vetëm një pjesë të këtij financimi. Fillimisht janë dhënë 64.5 milionë euro si parafinancim, ndërsa në tetor 2025 u disbursuan edhe 99.3 milionë euro të tjera pas progresit të raportuar në zbatimin e reformave.

Në total, fondet e tërhequra deri tani arrijnë në rreth 163.8 milionë euro. Shqipëria ka përfituar rreth 17.7% të totalit të financimit të parashikuar nga Plani i Rritjes, ndërsa rreth 758 milionë euro mbeten ende për t’u disbursuar këtë vit dhe vitin tjetër, në varësi të ecurisë së reformave dhe përmbushjes së objektivave të vendosura nga Bashkimi Europian.

Fondet do të shpërndahen pjesërisht për buxhetin e shtetit dhe pjesërisht për projekte infrastrukturore përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, duke synuar të përmirësojnë klimën e biznesit, të nxisin tranzicionin e gjelbër dhe digjital dhe të afrojnë më tej ekonominë shqiptare me standardet e BE-së.

Tërheqja e fondeve nga Plani i Rritjes lidhet drejtpërdrejt me përmbushjen e reformave dhe me standardet e sundimit të ligjit, transparencës dhe luftës kundër korrupsionit.

Dokumenti i Komisionit Europian thekson se pagesat bëhen vetëm pas progresit të verifikuar në zbatimin e reformave dhe përmbushjes së objektivave të Agjendës së Reformës. Pjesa e mbetur e rreth 758 milionë eurove nuk është e garantuar paraprakisht, por kushtëzohet nga performanca e institucioneve.

Shqipëria ka ende mundësi reale të tërheqë pjesën e mbetur të fondeve, por ritmi i disbursimeve do të varet shumë nga besueshmëria e reformave, rezultatet konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe aftësia për të garantuar menaxhim transparent të fondeve publike/Monitor

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular