HomeAktualitetVlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Advertismentspot_img

Shërbimi i Ujësjellësit të Kanalizimeve në Vlorë ka njoftuar sot në 22 shkurt se Vlora do të vuajë sërish mungesën e ujit të pijshëm. Shkak do të jetë punimet e planifikuara në rrjet nga Ujësjellësi.

Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizimeve, mungesë uji të pijshëm të martën në 24 shkurt do ketë në lagjet e qytetit bregdetar Uji i Ftohtë, Lungomare, 10 korriku, Kalaja, Jonufra.

Pjesa tjetër e qytetit nuk do furnizohet me ujë në 24 shkurt vetëm pasdite.

“Në kuadër të zbatimit të projektit të ri të ujësjellësit për qytetin e Vlorës, Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton qytetarët dhe bizneset se ditën e Martë, më 24 Shkurt, do të ketë stakim të detyruar të Stacionit kryesor për shkak të punimeve për lidhjen e nyjeve të rrjetit të ri të ujësjellësit me rrjetin ekzistues.

Si rrjedhojë e kësaj ndërhyrjeje do të ndërpritet furnizimi me ujë i zonës bregdetare :

 “Uji i Ftohtë”

 “Lungomare”

 “10 Korriku”

 “Kalaja”

 “Jonufra”

➡️ Pjesa tjetër e qytetit nuk do të furnizohet me ujë vetëm në orarin e pasdites.

Gjatë mëngjesit shpërndarja do të vijojë normalisht.

Faleminderit për mirëkuptimin!

UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË”, thuhet në njoftim.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular