HomeKryesoreAmbasadori Gonzato mbledh në një tryezë Gjiknurin dhe Bylykbashin, fokusi te Reforma...

Ambasadori Gonzato mbledh në një tryezë Gjiknurin dhe Bylykbashin, fokusi te Reforma Zgjedhore pas bojkotit që i bëri opozita dhe “presionit” të BE-së

Advertismentspot_img

Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, ka zhvilluar mesditën e kësaj të marte një takim me dy bashkëkryetarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi.

Burime ekskluzive për Newsbomb.al bëjnë me dije se Gonzato, Gjiknuri dhe Bylykbashi janë ulur në një tryezë të përbashkët për të diskutuar mbi vijimësinë e punimeve të Komisionit. Po ashtu mësohet se deri më tani janë caktuar gjashtë ekspertë, tre nga kahu i të djathtëve dhe tre nga ai i socialistëve.

Ky takim vjen pasi demokratët vendosën që të zhbllokojnë punimet të cilat kishin vendosur që t’i bojkotonin më herët.

Gjithashtu theksojmë se më herët Bashkimi Europian i kërkoi Shqipërisë që të miratonte një ligj për financimin e partive politike, një detyrim që lidhet drejtpërdrejt me procesin integrues. Herë pas here ata kanë shprehur interesin mbi ecurinë e punimeve të këtij Komisioni, ku kanë deklaruar se funksionimi normal i Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe avancimi i draftit teknik mbeten thelbësore.

Pak ditë më parë, para se të djathtët t’i bashkoheshin tryezës së bisedimeve sërish, Damian Gjiknuri deklaroi se puna e komisionit kishte nisur mbi bazën e një dialogu të dakordësuar me opozitën dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Ai theksoi se objektivi mbetet përfundimi i reformës brenda afateve të parashikuara, ndërsa nënvizoi rëndësinë e mbështetjes politike nga të dyja palët për të çuar përpara ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor.

“Komisioni u formua në 8 tetor të vitit të shkuar pas një procesi dialogu me opozitën duke dakordësuar parimet. Sot që flasim jemi përpara faktit që komisioni ka bërë dy mbledhje, kemi përcaktuar një prioritet pune që përputhet me rekomandimet e ODHIR dhe me prioritetet e integrimit. Filloi një proces i mirë, patëm dakordësi me palën tjetër, u përfshinë dhe faktorët ndërkombëtarë.

Sot kemi dhe një draft teknik, por që procesi është ngrirë për shkak të situatës politike pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Mbetet për t’u parë sesi do të ecë më tutje. Kjo është një vendimmarrje politike sesa e rëndësishme është që të ecim përpara dhe pa mbështetjen e palës tjetër. Komisioni ka të gjitha kapacitetet, ekspertët kanë nisur punën, drafti është bërë. Përsa i përket kodit, kemi më shumë kohë për ta përfunduar, synimi është që deri në qershor-korrik ta përfundojmë. Qëllimet dhe objektivat i kemi të qarta. Procesi kërkon dhe mbështetjen e palës tjetër dhe kërkon kujdes nga ana politike”, deklaroi më herët bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular