HomeAktualitetDo pastronte 18 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite...

Do pastronte 18 mln euro të mafies italiane, SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Advertismentspot_img

SPAK ka kërkuar sot në 24 shkurt, 13 vite burg për Rezart Taçin, biznesmenin në arrati që po gjykohet në mungesë.

Ai akuzohet për veprën penale të pastrimit të parave, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, raporton gazetarja e Klan News, Glidona Daci.

Prokurori i SPAK Klodian Braho ka kërkuar edhe konfiskimin e kalimin në pronësi të shtetit të 18 milionë eurove të mafies italiane.

SPAK pretenca dhe për njerëzit rreth Taçit

SPAK kerkoi ne 2023 shpalljen fajtor të B.L. dhe A.B., dy njerëzve të afërt të biznesmenit të hidrokarbureve, Rezart Taçi dhe dënimin e tyre me 16 vjet e 8 muaj burg në total për akuzat e pastrimit të 18 milionë eurove si të përfshirë në një grup kriminal.

Në përfundim Prokuroria i kërkoi gjykatës edhe konfiskimin e 18 milionë eurove të bllokuara në nëntor të 2021 në një bankë të nivelit të dytë në emër të F.Z., biznesmenit italian të lidhur me organizatën mafioze Koza Nostra.

SPAK thotë se B.L. dhe A.B. të orientuar nga Rezart Taçi, kanë shoqëruar biznesmenin F.Z. dhe financierin e tij F.P. në të gjitha udhëtimet në Shqipëri dhe Malin e Zi, ku kanë hapur llogaritë bankare për të bërë të mundur kalimin e shumës dhe tjetërsimin e saj me qëllim pastrimin.

Ndërkohë Rezart Taçi u gjykua më vete për shkak se është ende në kërkim. SPAK akuzon Taçin se i ka premtuar ndihmë biznesmenit italian për futjen në sistemin bankar shqiptar të shumës monetare në këmbim të 3 milionë e 88 mijë euro, pra 16% të shumës totale. Vetë Taçi i ka mohuar akuzat.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular