Kryeministri Edi Rama, do të mbledhë më 26 shkurt kabinetin qeveritar dhe deputetët e grupit parlamentar socialist.
Burime zyrtare nga grupi socialist konfirmojnë se deputetët janë njoftuar që mbledhja e zgjeruar do të nisë rreth orës 11:00 në Pallati i Brigadave.
Krahas unifikimit të qëndrimit lidhur me zëvendëskryeministren Belinda Balluku, pas vendimit të Këshillit të Mandateve, i cili refuzoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e mandatit të deputetes, do të diskutohet edhe ecuria e qeverisë.
Socialistët pritet të ngrenë kartonët në seancën e 5 Marsit për rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme.
Gjithashtu, ministrat e kabinetit qeveritar do të paraqesin përpara kryeministrit dhe deputetëve në një analizë të detajuar të fushave që mbulojnë. Në mbledhje do të diskutohet për koordinimin e zgjidhjes së problematikave, si dhe për ecurinë konkrete të procesit të përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të Bashkimit Evropian.







