HomePolitikeSpartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e...

Spartak Ngjela: Berisha është në hall se i kanë sekuestruar pasuritë e familjes, në Perëndim do t’i kishin vënë prangat

Advertismentspot_img

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, i ftuar në Top News, ka komentuar situatën politike në vendin tonë, konkretisht protestat që ka mbajtur opozita javët e fundit.

Ngjela tha se nuk ka kandidat për kryeministër në botë që bën thirrje për kryengritje. Sipas tij, nëse do një kryetar partie në Perëndim, do të bënte një deklaratë të tillë, do të arrestohej.

“Nuk ka kandidat për kryeministër në botë që thotë do të bëjmë kryengritje. Këtu ngatërrohet demokracia me otomanizmin. Nuk e  thotë asnjë kryetar partie në perëndim këtë se për 10 minuta i vënë prangat? Ku ka ka fuqi ai? Ai është në hall, se është në hetim”, tha Ngjela.

Më tej, avokati tha se kryedemokrati është hall, pasi i kanë sekuestruar pasuritë e familjes.

“Kush do ja bëjë kryengritjen Saliut? Ku ka njerëz ai? 2 mijë veta që i dalin në shesh? Unë e di që ai është i shqetësuar, se i kanë vënë në sekuestro pasuritë e familjes së tij dhe vetë ai është nën hetim dhe ka hallin e tij”, tha ai.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular