Pak ditë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit, lëvizja Vetëvendosje duket se ka lënë përfundimisht jashtë garës Presidenten në detyrë Vjosa Osmani.
Zv.kryeministri dhe Ministri I Jashtëm, Glauk Konjufca ka thënë në një prononcim për mediat se i vetmi kandidat që ka consensus në shoqëri është një prej anëtarëve të familjes Jashari.
“Deri tani të vetmit emra që kanë Konsensus automatik në shoqërinë tonë, është një President nga familja e nderuar Jashari”, tha Konjufca ka dhënë detaje se cili prej anëtarëve të kësaj familje mund të ishte kandidat për President.
Për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të zgjedhin presidentin e ri të vendit më së largu më katër mars.
Edhe pas takimeve ndërpartiake, nuk ka një emër konkret për kandidatin për të parin e shtetit.
Megjithatë, nga këto takime u bë e qartë që asnjëra prej partive politike nuk i ka dalë në krah, Vjosa Osmanit që synon edhe një mandat tjetër si presidente, madje as Lëvizja Vetëvendosje.
Albin Kurti të hënën tha se nuk ka mbledhur nënshkrime për asnjë kandidatë për mungesë votash, por njohësit thonë se ai e do një president që nuk e “sfidon” në nivelin ndërkombëtar.
Presidentja aktuale Vjosa Osmani synon edhe një mandat tjetër e Ramush Haradinaj i dorëhequr së fundmi nga pozita e kryetarit të partisë, është shprehur i gatshëm për garë, por asnjëri nuk i kanë mbledhur 30 nënshkrimet që parasheh kushtetuta për të kandiduar për të parin e shtetit.







