HomeBotaDonald Trump fjalim mbi gjendjen e Kombit: Amerika është kthyer, kjo është...

Donald Trump fjalim mbi gjendjen e Kombit: Amerika është kthyer, kjo është epoka jonë e artë

Advertismentspot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump mbajti fjalimin e përvitshëm mbi Gjendjen e Kombit përpara Kongresit. Në një paraqitje të gjatë dhe të mbushur me deklarata vetëlavdëruese, Trump shpalli rikthimin e asaj që e quajti “epoka e artë” e Amerikës, duke theksuar se vendi “nuk do të kthehet pas”.

Gjatë fjalimit, presidenti renditi atë që e cilësoi si arritje kyçe të administratës së tij.

“Inflacioni është në rënie të lirë, ndërsa Wall Street ka thyer çdo rekord gjatë mandatit tim. Kufijtë janë më të sigurt se kurrë dhe asnjë emigrant i paligjshëm nuk ka hyrë në nëntë muajt e fundit”, deklaroi ai.

Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të shoqërisë civile dhe kombëtarja amerikane e hokejit në akull, kampione olimpike, e cila u nderua gjatë seancës.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit iu kushtua politikës tregtare. Trump mbrojti vendosjen e tarifave doganore, duke theksuar se “të gjitha vendet duan të ruajnë marrëveshjet me Shtetet e Bashkuara” dhe se, pavarësisht një vendimi që e cilësoi “të pafat” nga Gjykata e Lartë, administrata e tij “po vazhdon të gjenerojë të ardhura”. Sipas presidentit, të ardhurat nga tarifat do të mund të “zëvendësojnë taksat mbi të ardhurat”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular