HomeKryesoreKërkesa e SPAK për Ballukun, nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS, zbulohet...

Kërkesa e SPAK për Ballukun, nesër mblidhet Grupi Parlamentar i PS, zbulohet agjenda. Ja ora e nisjes, do të flasë Rama dhe ministrat

Advertismentspot_img

Kryesocialisti Edi Rama do të drejtojë ditën e nesërme mbledhjen e Grupit Parlamentar nga ku pritet të vendoset qëndrimi përfundimtar i mazhorancës për kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për marrje autorizim për arrestimin e Belinda Ballukut.

Eshte zbuluar edhe agjendën e mbledhjes që do të mbahet, ku fillimisht fjalën do ta ketë Rama, e më pas ministrat e kabinetit socialist.

Mbledhja do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

11:00-Hapja e Mbledhjes

-Fjala e Kryeministrit, Kryetarit të PSSH Edi Rama

-Raportimi i Ministrave

Raporti i Ministrit të Financave Petrit Malaj

Raporti i Ministres së Shtetit dhe Kryenegociatores Majlinda Dhuka

Raporti i Ministres së Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj

Raporti i Ministres së Shtetit për Administratën Publike Adea Pirdeni 
dhe Antikorrupsionin

Raporti i Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu 

Raporti i Ministrit të Mbrojtjes Piro Vengu 

Raporti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala 

Raporti i Ministres së Arsimit Mirela Kumbaro 

Raporti i Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo

Raporti i Ministrit të Drejtësisë Besfort Lamallari

Fjala e Kryetarit të Grupit Parlamentar të PSSH Taulant Balla.

Pas mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit Taulant Balla paralajmëroi se do të jetë mbledhja më e parë e grupit që do të vendosë për kolegen e tyre Belinda Balluku.

Vetë Rama dhe deputetët e tij do të dëgjojnë relatimin e Ulsi Manjës, bazuar në atë çfarë u parashtrua prej prokurorëve të SPAK në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Për momentin trendi i qëndrimit të socialistëve anon nga mos dhënia e dritës jeshile kërkesës së SPAK për marrjen nga Parlamenti i autorizimit për arrestimin e zonjës Balluku.

Nëse kjo do të jetë ajo çfarë do të vendos shumica socialiste, atëherë do të jemi përballë rastit të dytë kur Partia Socialiste e Edi Rama nuk lejon arrestimin e një ministri të tyre.

Në vitin 2017 socialistët për kërkesë e ish Prokurorisë të Krimeve të Rënda, votuan vetëm për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të punëve brendshme Saimir Tahiri dhe vijimin e hetimeve por jo për arrestimin e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular