HomeAktualitetNisin inspektimet/Kreu i IKMT, Afrim Qendro: Siguria teknike, prioritet. Nuk tolerojmë bllokimin...

Nisin inspektimet/Kreu i IKMT, Afrim Qendro: Siguria teknike, prioritet. Nuk tolerojmë bllokimin e trotuareve

Advertismentspot_img

Kryeinspektori i Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Afrim Qendro, deklaroi se prioritet i punës së tij do të jetë siguria teknike dhe respektimi i hapësirave publike.

Në nisje të inspektimit për verifikimin e zbatimit të kushteve të sigurimit teknik në kantieret e ndërtimit, Qendro deklaroi se ka objekte që nuk përmbushin kushtet e përcaktuara nga ligji për sigurinë teknike, por pa dhënë detaje konkrete. Sipas tij, kjo ka qenë arsyeja që hapi i parë në detyrë të fokusohet te garantimi i sigurisë dhe harmonizimi mes zhvillimit të biznesit dhe jetës komunitare.

“Siguria teknike- Ka të dhëna dhe ka objekte që s’mund të flas sot, të cilat nuk i potësojnë kushtet që përcakton ligji për sigurinë teknike. Kjo ka qenë arsyeja që hapi i parë në detyrën time të jetë siguria teknike dhe harmonia mes zhvillimit të biznesit në qytet dhe jetës komunitare. Kjo është shumë e domosdoshme.

Është e papranueshme që në qytet të bllokohet trotuari dhe fëmijët, nënat apo pensionistët të detyrohen të kalojnë në rrugë duke rrezikuar jetën. Do të jem korrekt në këtë proces”, u shpreh Qendro.

Sa i përket aksionit për lirimin e hapësirave publike, ai tha se procesi ka nisur prej disa ditësh dhe po vijon çdo ditë në terren. Sipas tij, ende nuk ka përfunduar raporti përfundimtar në kuadër të një vendimi të Këshillit të Ministrave që përcakton raportin mes hapësirës publike dhe aktiviteteve të biznesit, por puna po vazhdon.

I pyetur për bllokimin e rrugës për në Korçë dhe nëse IKMT ka kryer kontrolle për tejkalim kompetencash në gërryerjen e lumit Shkumbin, kryeinspektori sqaroi se institucioni kontrollon lejet për shfrytëzimin e inerteve dhe topografinë ku kryhet procesi.

“Në rastin konkret, verifikimi është kryer dhe është raportuar me shkrim”, tha ai, duke shtuar se janë në proces verifikimi lejet për shfrytëzimin e inerteve gjatë vitit 2025.

Qendro theksoi gjithashtu se ndërtuesit që pajisen me leje ndërtimi kanë marrë miratimet për numrin e kateve që kanë ndërtuar, duke nënvizuar se respektimi i lejeve është pjesë e kontrolleve të institucionit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular