HomePolitikeBraktiset Berisha/Rubin Rredhi emërohet zv/drejtor në Portin e Durrësit – Babai ish-kryebashkiak...

Braktiset Berisha/Rubin Rredhi emërohet zv/drejtor në Portin e Durrësit – Babai ish-kryebashkiak i PD, motra i ish-kryetare dhe ish-kandidate për deputete e PD

Advertismentspot_img

Emërimi i 24-vjeçarit Rubin Rredhi në postin e zv/drejtorit të përgjithshëm në Autoriteti Portual Durrës ka ngjallur reagime dhe diskutime në opinionin publik, kryesisht për shkak të moshës së re dhe lidhjeve të tij familjare me Partinë Demokratike.

Rredhi, me origjinë nga Lushnja, është diplomuar për Juridik. Ai është djali i ish-kryetarit të komunës Remas, i zgjedhur nën siglën e Partia Demokratike e Shqipërisë, si dhe vëllai i ish-kandidates për deputete në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Elizabeta Rredhi.

Elizabeta Rredhi ka qenë aktive në strukturat e PD-së dhe në rrjetet sociale ka publikuar foto me drejtues të lartë të kësaj force politike, përfshirë nënkryetarin e PD-së dhe deputetin e Durrësit, Oerd Bylykbashi, si dhe deputeten Albana Vokshi.

Në primaret e zhvilluara brenda PD-së përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Qarkun e Fierit, ajo rezultoi ndër kandidatet më të votuara, me 492 vota, por më pas u tërhoq nga gara pasi nuk u përfshi në listat e mbyllura.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit parlamentare, Partia Socialiste siguroi 12 nga 16 mandatet në Qarkun e Fierit, ndërsa demokratët morën 4 mandate.

Emërimi i Rubin Rredhit në një post drejtues në një nga institucionet më të rëndësishme ekonomike në vend ka hapur debat mbi kriteret e përzgjedhjes dhe balancën mes përvojës profesionale dhe përfshirjes politike. Bignews.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular