HomeAktualitetDosja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon rreth 34 vite burg...

Dosja e Universitetit Bujqësor të Tiranës, SPAK kërkon rreth 34 vite burg për 23 të pandehur

Advertismentspot_img

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për 23 të pandehurit në dosjen “Bujqësori”, të akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, ku janë manipuluar 9 procedura tenderimi gjatë vitit 2022, në vlerë 90 milionë lekë. Në dosje përfshihen zyrtarë të Universitetit dhe biznesmenë, ndaj të cilëve rëndojnë edhe akuza për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Prokurori Dritan Prençi ka kërkuar 34 vite e 6 muaj burg, me gjykim të shkurtuar. Për 19 prej tyre, SPAK kërkon që dënimi të konvertohet në shërbim prove dhe punë publike. Për Administratorin e UBT-së, Edmond Tërthorja, SPAK kërkon 3 vite burg dhe heqjen e së drejtës për funksione publike për 5 vite. Hetimet zbuluan një skemë të mirëorganizuar, ku zyrtarë akademikë dhe administratorë favorizuan paraprakisht firmat “Krijon”, “Zero Group” dhe “Malvina Visoka”, duke manipuluar tenderat dhe përgatitur oferta fiktive.

Për pjesën tjetër të të pandehurve, dënimet variojnë nga 1 deri 3 vite burg, shumica e të cilëve përfitojnë shërbim prove ose pezullim të ekzekutimit të vendimit, duke përfshirë edhe ulje të 1/3 së masës së dënimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular