HomeAktualitetEMRAT/Hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Erion...

EMRAT/Hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Erion Veliajt, kush janë tre gjyqtarët

Advertismentspot_img

Është hedhur shorti për përzgjedhjen e trupës gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Trupa do të përbëhet nga tre gjyqtare, kryesuese do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa dy anëtaret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Kujtojmë që më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi të kalojë për gjykim dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si edhe 28 personave e shoqërive pjesë e së njëjtës dosje.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milion euro nga kjo skemë korruptive, para të cilat janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular