Enea Karakaçi është administrator i kompanisë OSHEE Group, ndërmarrja më e madhe publike në Shqipëri, me aktivitet shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.
Ai u emërua në vitin 2023 duke zëvendësuar në këtë detyrë Adrian Çelës, i cili u largua pas mbarimit të mandatit.
Ai ka qenë Jurist në Entin Rregullator të Energjisë (ERE) në vitet 2012.
Në 2013 nga ERE transferohet te ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Fillimisht ishte specialist në ministri dhe vitet e fundit u emërua drejtor për sektorin e energjisë elektrike në Ministri.
Ai ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Në këtë pozicion ai kishte për detyrë zhvillimin e politikave dhe strategjive për energjinë në përgjithësi, energjinë e rinovueshme, naftën dhe gazin, mineralet dhe eficiencën energjitike në Shqipëri.
Formimi i tij është ligji për çështje energjie. Karakaçi i mori përvojat e para në Entin Rregullator të Energjisë, i cili është një autoritet i pavarur rregullator për sektorin energjitik shqiptar. Më vonë u punësua në Ministrinë e Energjitikës, ku dhe mbajti poste të ndryshme.
Karakaçi u diplomua në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2009 dhe kreu Masterin për Drejtësi në Universitetin e Amsterdamit në 2010-n, për Ligjin e Bashkimit Europian. Ai gjithashtu është lektor për drejtësi në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë.







