HomeAktualitetRegjistër elektronik për persona që nuk lejohen të shkojnë në kazino

Regjistër elektronik për persona që nuk lejohen të shkojnë në kazino

Advertismentspot_img

Me vendim të Këshilli i Ministrave, i marrë këtë të premte, 27 shkurt, është miratuar ngritja e një regjistri elektronik ku do të përfshihen individët që, me kërkesën e tyre, ndalohen të hyjnë në ambiente fizike të lojërave të fatit, si edhe në faqe interneti, aplikacione apo platforma online që ofrojnë këto shërbime.

Ky regjistër do të administrohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes të Lojërave të Fatit dhe do të jetë i disponueshëm për të gjithë subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e lojërave të fatit, me qëllim zbatimin e menjëhershëm të ndalimit.

Kërkesa për përfshirje në regjistër mund të paraqitet nga vetë lojtari ose nga një familjar i tij.

Aplikimi bëhet përmes portalit e-Albania dhe shqyrtohet nga autoriteti përkatës. Nëse kërkesa miratohet, të dhënat e personit regjistrohen menjëherë dhe njoftimi dërgohet elektronikisht në llogarinë e aplikuesit në portal.

Ky mekanizëm synon të reduktojë dhe parandalojë pasojat sociale dhe ekonomike që lidhen me varësinë nga lojërat e fatit, duke mbrojtur veçanërisht individët që shfaqin vështirësi në kontrollin e lojës dhe që rrezikojnë stabilitetin e tyre financiar dhe familjar.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 5, të nenit 6, të ligjit nr.155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

  1. Ky vendim përcakton:

a) krijimin e regjistrit elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit apo në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojëra fati, sipas kategorisë së licencuar;

b) rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personit për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojëra fati, sipas kategorisë së licencuar”, thuhet në ndër të tjera në vendimin e qeverisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular