HomeSportShorti Champions/Një finale e parakohshme, Reali gjen Cityn, PSG ‘peshkon’ Chelsea-n. Zbulohet...

Shorti Champions/Një finale e parakohshme, Reali gjen Cityn, PSG ‘peshkon’ Chelsea-n. Zbulohet rruga e ekipeve deri në Budapest

Advertismentspot_img

Në Nyon të Zvicrës, u hodh këtë të premte, 27 shkurt, shorti për fazën e 1/8-ve në Champions League.

Siç edhe pritej, nuk kanë munguar duelet mes pretendentëve. Real Madrid është vendosur sërish përballë Manchester Cityt, skuadër me të cilën është përballur shpesh në vitet e fundit.

Kampionët në fuqi, PSG-ja do të përballet me anglezët e Chelsea, ndërsa Bayern Munich do të përballet me Atalantën.

Italianët eliminuan me herët në “play off” Borussia Dortmund, ndërsa shorti i vë sërish përballë një skuadre gjermane.

Duel delikat për Barcelonën, që do të luajë ndaj Newcastle, ndërsa Liverpool sfidon turqit e Galatasaray.

Arenali do të luajë ndaj Bayer Leverkusen, në një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, ndërsa Atletico Madrid përballet me Tottenham. Dueli tjetër është Bodo/Glimt-Sporting Lisbona.

SHORTI:

Real Madrid-Manchester City

Bodo/Glimt-Sporting Lisbona

PSG-Chelsea

Newcastle-Barcelona

Galatasaray-Liverpool

Atletico Madrid-Tottenham

Atalanta-Bayern Munich

Leverkusen-Arsenal

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular