HomePolitikeVKM/Qeveria liron nga detyra Insidor Rexhepin, cakton drejtor të Antikorrupsionit, Skerdi Tushin

VKM/Qeveria liron nga detyra Insidor Rexhepin, cakton drejtor të Antikorrupsionit, Skerdi Tushin

Advertismentspot_img

Këshilli i Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, Insidor Rexhepi dhe emërimin në krye të këtij institucioni të Skerdi Tushit.

Një sërë vendimesh të tjera janë marrë këtë të premte (27 shkurt) nga Këshilli i Ministrave, me në fokus pagat, organizimin institucional dhe emërimet në administratë.

Qeveria vendosi rritje dhe ristrukturim pagash për mësuesit dhe stafin jomësimor në arsimin parauniversitar, me efekt financiar nga 1 janari 2026. Po ashtu, u miratuan ndryshime për trajtimin me pagë dhe shtesa për ushtarakët aktivë, si dhe për strukturën e pagës dhe shpërblimet e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Në fushën e arsimit, u vendos krijimi i Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar, si dhe miratimi i rregullave për mbështetjen dhe shpërblimin financiar të të rinjve në Programin e Talenteve Rinore.

Gjithashtu, qeveria miratoi krijimin e një regjistri elektronik për personat që ndalohen të hyjnë ose vetëpërjashtohen nga lojërat e fatit, përfshirë platformat online.

Vendimet

– Në vendimin nr.425, datë 26.6.2024, të “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të punonjësve mësimorë dhe të punonjësve të tjerë jomësimorë në Institucionet Arsimore dhe në Institucionet Plotësuese të Sistemit Arsimor Parauniversitar”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

– Në vendimin nr.420, datë 26.6.2024, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

– Në vendimin nr.4, datë 9.1.2025 “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore dhe përcaktimin e kritereve e të procedurave për dhënien e shpërblimeve për punonjësit e Policisë  së Shtetit”.

-Vendim për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit Qendror të Arsimit Parauniversitar.

-Vendim për miratimin e rregullave për organizimin, të kritereve, të mënyrës së mbështetjes dhe të masës së shpërblimit financiar për të rinjtë në Programin e Talenteve Rinore.

-Vendim për krijimin, mbajtjen dhe funksionimin e Regjistrit Elektronik të personave, për të cilët është vendosur moslejimi për t’u futur në ambientet e lojërave të fatit, në faqe interneti, në aplikacione ose në platformë elektronike, ku mund të luhen lojërat e fatit, sipas kategorisë së licencuar, si dhe rregullat për paraqitjen, shqyrtimin, miratimin, anulimin apo refuzimin e kërkesës për moslejimin e personave për të hyrë në ambientet e lojërave të fatit.

Njëherësh u miratua:

– Z. Skerdi Tushi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit.

– Z. Insidor Rexhepi, drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Antikorrupsionit, lirohet nga kjo detyrë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular