HomePolitikeLISTA/Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në...

LISTA/Tensionet në Lindjen e Mesme, ministria e Jashtme thirrje shtetasve shqiptarë në Izrael dhe Iran: Kujdes! Kontaktoni përfaqësitë diplomatike në rajon

Advertismentspot_img

Pas sulmeve të përbashkëta të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në Iran, Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael të tregojnë kujdes dhe të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare.

Në një njoftim për shtyp, MPJ bën të ditur se situata konsiderohet e jashtëzakonshme dhe kërkohet nga qytetarët shqiptarë të ndodhur në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të djekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv po monitorojnë nga afër zhvillimet dhe janë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë.

“Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat: +972549042813   +972544806601

Lutemi, kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

MEPJ do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë u bën thirrje edhe shtetasve shqiptarë që jetojnë në Iran që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të kontaktojnë përfaqësitë diplomatike në rajon.

Njoftimi i plotë: 

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e fundit në Lindjen e Mesme dhe është në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike në rajon.

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë që ndodhen aktualisht në Republikën Islamike të Iranit të tregojnë kujdes dhe vigjilencë të shtuar.

Për çdo emergjencë apo nevojë, qytetarët shqiptarë që gjenden në Iran mund të kontaktojnë me përfaqësitë tona diplomatike dhe konsullore në këto vende:

AMBASADA SHQIPTARE NË KATAR

Email: [email protected]

Tel: +974 77180778

AMBASADA SHQIPTARE NË KUVAJT

E-mail: [email protected]

Tel: +965 94048219

AMBASADA SHQIPTARE NË ARABI SAUDITE

Email: [email protected]

Tel: +966501422449

AMBASADA SHQIPTARE NË EMIRATET E BASHKUARA ARABE

Email: [email protected]

Tel: +971 50 980 7881

AMBASADA SHQIPTARE NË TURQI

Email: [email protected]

Tel: +90 (549) 561 19 85

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular