HomeAktualitetArrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Arrestohet ish-drejtori i AKU në Durrës, kërcënoi punonjësit

Advertismentspot_img

Ish-drejtori i AKU-së në Durrës u arrestua nga policia në ambientet e zyrës.

Sipas burimeve policore, rezulton se pas marrjes së vendimit për largimin nga detyra, ish‑Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka shfaqur probleme në sjellje.

Të premten, ai është kthyer në zyrë duke shpërthyer në veprime të dhunshme. Ai ka shkatërruar kompjutera dhe objekte të ndryshme pune, duke përdorur gjithashtu gjuhë kërcënuese ndaj punonjësve të institucionit.

Situata brenda ambientit të AKU-së në Shkozet të Durrësit u tensionua menjëherë, ndërsa stafi ka treguar frikë dhe shqetësim nga veprimet e ish‑drejtorit Elton Varaku.

Policia ka ndërhyrë pas marrjes së njoftimit dhe e ka arrestuar atë në flagrancë. Gjatë dekadës së fundit, 41-vjeçari nga Shijaku ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në Durrës. Hetimet për incidentin vazhdojnë, ndërsa në fillim të javës pritet seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij në gjykatë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular