Protesta e djeshme e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa incidente. Disa artistë të huaj ndodheshin brenda vilës nr. 31, ku gjatë regjimit diktatorial ka qëndruar Enver Hoxha, në momentin kur aty mbërritën protestuesit e PD-
Siç shihet nga fotografitë, në katin e dytë – drejt të cilit u hodhën lëndë piroteknike dhe bomba Molotov – shfaqen të paktën dy persona.
Janë dy fotografi të ndryshme që, gjatë sulmit, tregojnë edhe situatën e panikut të tyre.
Ndërkaq, në fotografitë më poshtë ata duken në një orar më të hershëm, teksa futen në këto ambiente.
Policia duket se nuk ishte e përgatitur për këtë veprim të protestuesve, duke mbërritur me vonesë në vendngjarje.
Megjithatë, sot është vendosur shkarkimi nga detyra i drejtorit të Policisë, Ilir Proda, si dhe i drejtorit të Policisë së Tiranës.








