Lajm i trishtë për artin shqiptar. Sot u shua aktori i madh i humorit, Mane Lumani, në moshën 79-vjeçare. Ai është i njohur si një nga katër parodistët legjendarë të Vlorës, me një tragjëgimi të madhe në skenën shqiptare.
Që prej vitit 2004, aktori i ndjerë nuk fliste më pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në fyt, ku iu hoqën të gjitha kordat pas një mase tumoriale të hequr.
Lumani nisi karrierën e tij artistike si amator në vitin 1974 në ndërmarrjen e Ullishtës, ku spikati për humorin dhe aftësinë për të imituar. Ai ka interpretuar dhjetëra role komike me elegancë të rrallë, duke fituar zemrat e publikut.
Mane Lumani, së bashku me Agron Hoxhën, Afrim Agallinë dhe kolegun tjetër Muhamet Lika (i cili do të bashkohej më vonë), krijuan një stil të veçantë të humorit shqiptar, me parodi të mprehta, plot satirë dhe ironi, duke pasqyruar me mjeshtëri realitetin e kohës.
Mane Lumani mbetet një figurë e paharruar në kulturën shqiptare, një humorist që e solli të qeshurën në çdo skenë ku performonte.








