HomeOP EDEvolucioni i ndarjes territoriale në Shqipëri (1992–2027): rrugëtimi reflektimi dhe projeksioni/nga Agron...

Evolucioni i ndarjes territoriale në Shqipëri (1992–2027): rrugëtimi reflektimi dhe projeksioni/nga Agron Haxhimali

Advertismentspot_img

nga Agron Haxhimali
Infografika që ilustron këtë shkrim mbi ndarjen territoriale në Shqipëri tregon më shumë sesa thjesht ndryshim numrash. Ajo pasqyron tre dekada evolucioni institucional, ku vendi ka lëvizur nga një model i fragmentuar drejt një modeli të përqendruar dhe sot ndodhet përballë një momenti reflektimi.

Në vitin 1992, Shqipëria u nda në 314 komuna, 44 bashki dhe 36 rrethe, në total 357 njësi vendore. Parimi ishte i qartë: qytetet organizoheshin si bashki, zonat rurale si komuna. Ishte një model me përfaqësim të lartë dhe afërsi me komunitetin, por me kapacitete të kufizuara administrative dhe financiare. Fragmentimi ishte i madh, por vetëqeverisja ishte e shpërndarë në mënyrë të gjerë territoriale.

Në vitet 2000 pushteti vendorë ishte i organizuar në 309 komuna,65 bashki. Ndërsa bien 36 rrethet dhe krijohen 12 qarqet.

Në 2003, struktura mbeti në thelb e njëjtë:308 komuna dhe 65 bashki dhe 12 qarqe.

Kjo periudhë karakterizohet nga stabilitet formal, me pushtet dhe përfaqesim të shtirë territorialishtë.

Ndryshimi radikal erdhi në vitin 2015. Komunat u hoqën dhe vendi u riorganizua në 61 bashki. Qarqet mbeten thjeshte statistikë.

Reforma synoi eficiencë, forcim financiar dhe kapacitete më të mëdha shërbimi. Fragmentimi u zëvendësua me qëllimi për konsolidim territorial.

Por ku jemi tani dhe cili do jetë projeksioni? Kjo nuk është thjeshtë pyetja. Kjo është simboli i një faze të re debati dhe pune që sapo ka filluar-duhet thënë me nota pozitive.

Pas një cikli të plotë nga fragmentimi i vitit 1992 te përqendrimi i vitit 2015, Shqipëria duhet të vlerësojë nëse modeli aktual ka arritur balancën optimale mes eficiencës dhe përfaqësimit.

Sfida e fazës së ardhshme nuk është thjesht numerike.Sfida thelbësore është: cili model garanton njëkohësisht shërbim cilësor, kapacitet financiar dhe afërsi demokratike me qytetarin?

Infografika e përmbledh këtë rrugëtim në pak rreshta, por pas tyre qëndron një debat i madh për arkitekturën e pushtetit vendor dhe për mënyrën se si Shqipëria do të organizojë territorin e saj në dekadën që vjen.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular