Partia Socialiste mbledh nesër në orën 09:00 Kryesinë. I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Mbledhja pritet të ketë kryesisht karakter organizativ. Po ashtu mësohet se në mbledhjen e nesërme pritet të caktohet edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS.
Thirrja e mbledhjes se Kryesise vjen pas takimit mes Ramës dhe Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave ku kryeministri i ka dorëzuar propozimet për ndryshimet në qeveri të enjten e javës së kaluar.
Kujtojmë se me ndryshimet në Qeveri pak ditë më parë, kryeministri Rama shkarkoi edhe Belinda Ballukun nga pozicioni i zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës e Energjitikës.
Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion dhe SPAK ka kërkuar arrestimin e saj, ndërkohë që Këshilli i Mandateve ende nuk ka marrë një vendim për imunitetin e saj.
Opozita ka kërkuar vazhdimisht heqjen e imunitetit të Ballukut, në mënyrë që ish-zv.kryeministrja të përballet si qytetare e thjeshtë me drejtësinë.







