HomePolitikeAlizoti thumbon Berishën: PD ka ende rrugë për të bërë për të...

Alizoti thumbon Berishën: PD ka ende rrugë për të bërë për të qenë e djathtë siç e dua unë

Advertismentspot_img

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se forcën politike ku ai bën pjesë kërkon ta shohë edhe më të djathtë nga sa është.

Duke folur mbi protestën e fundit dhe sulmin ndaj vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha, Alizoti tha se ishte një akt simbolik ndaj një diktatori që dëmtoi shqiptarët në formimin e tyre.

Vila e diktatorit që shkatërroi, dëmtoi një popull në formimin e tij. Ajo piramida atje që është simbolika e një njeriu që e dëmtoi në kulturën e këtij populli për mua si njeri i vuajtur i atij sistemi jo vetëm për mua por edhe për të tjerë, ndjesia është tjetër. Ka mendime që duhen rinovuar këto, unë nuk bëj pjesë ndër to”, u shpreh Alizoti.

Ai vuri në dukje se Partia Demokratike ka ende punë për të bërë për të qenë realisht një parti e djathtë.

Unë e dua Partinë Demokratike të djathtë, të qartë. Në të gjithë vendet e botës dhe Evropës ka parti të djathta dhe të majta, ku qëndrojnë në simbolikat e tyre sepse pa simbolikë nuk kuptohet. Ata që janë konfuzë duan ta shohin konfuze.

Kjo është një parti e djathtë por ka ende rrugë për të bërë për të qenë e djathtë siç e dua unë. Por ka të tjerë që e shohin si shumë të djathtë, ka që nuk e shohin të djathtë. Shumë demokratë dhe shumë të persekutuar u ka dhënë një ndjenjë emocionale, i ka bërë të ndjehen mirë. A duhej bërë kjo në vitet ’90? Po patjetër!”, deklaroi më tej Alizoti.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular