HomePolitikeBeteja për PD dhe faqen zyrtare të FB s’ka mbaruar – Berisha...

Beteja për PD dhe faqen zyrtare të FB s’ka mbaruar – Berisha ka kontroll të përkohshëm – Vendimi përfundimtar e jep Gjykata e Lartë

Advertismentspot_img

Këtë të martë, PD-ja e Sali Berishës, ka njoftuar me ngazëllim se ka marrë kontrollin, (I është dhënë e drejta e administrimit nga Facebook pas 1 viti e gjysmë nga vendimi i Apelit për Vulën) edhe të faqes në Facebook me 320 mijë ndjekës, të quajtur Partia Demokratike- Demokratët Euroatlantikë, faqe e cila më pak ka qenë me emrin Partia Demokratike e Shqipërisë.

Partia Demokratike e Shqipërisë lajmëron ri-aktivizimin e faqes tonë origjinale në Facebook. Në vijim të vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë (Vendimi Nr. 723, datë 11 Qershor 2024), i cili konfirmoi të drejtat ligjore mbi emrin, vulën dhe simbolet e Partisë Demokratike të Shqipërisë, bëjmë me dije se emërtimi i përkohshëm në faqen e Facebook, “Demokratët Euroatlantikë” do të ndryshohet në “Partia Demokratike e Shqipërisë” për të reflektuar emrin e ligjshëm të institucionit”, thuhet në njoftim të shpërdarë në këtë faqe.

Pas këtij lajmi, të shtyrë edhe nga tituj abuziv në media të ndryshme, (“Basha dorëzohet përfundimisht…I jep edhe FB e PD-së Berishës”, etj, etj), pasi mbaruan me festimet për rrëzimin e Ramës çdo javë për 4 vite rresht, berishistët kanë shpërthyer në ekstazë se “mundën” Bashën dhe tani sipas tyre, kauza e euroatlantikëve në PD, “u shua” përfundimisht!

Në fakt e vërteta është, se bëhet fjalë për një procedurë rutinë apelimi në kompaninë Facebook, të cilën e bëjnë mijëra individë apo subjekte me pretendime për faqe të ndryshme në këtë rrjet. Ashtu siç mori Vulën, godinën dhe simbolet, (tani për tani), në një proces të dyshimtë dhe nën hetim në Gjykatën e Apelit në Tiranë, pas një viti e gjysmë duke i paraqitur Facebook-ut atë vendim, morën në administrim edhe faqen e partisë në këtë rrjet social. 

Kjo është e vërteta e “fitores madhështore” të radhës së berishistëve të cilët e kanë kthyer PD-në në një buker ku nuk hyn asnjë ndërkombëtar, por ama përzihet si “tradhëtar” çdo demokrat që mendon ndryshe nga Berisha dhe kërkon fitoren e PD mbi Ramën dhe jo mbi SPAK dhe GJKKO, ku ka procese ai vetë familjarisht dhe ca kokra që e rrethojnë. Askush nuk ka dorëzuar gjë dhe askush nuk është dorëzuar. Ndërkohë që SPAK ka thelluar hetimet për mënyrën se si u bë e nga u financua “Rithemelimi” i Berishës, i cili më pas arriti të marrë edhe kontrollin e PD në Apelin e Tiranës në qershor 2024, Lulzim Basha dhe demokratët euroatlantikë, vazhdojnë betejën në Gjykatën e Lartë. Aty do vendoset përfundimisht se kujt i takon, jo vetëm Vula, por edhe faqja e partisë në FB. Deri atëherë, le të vazhdojë Berisha të rrëzojë Ramën çdo javë, se kohë ka boll…/Alfapress.al

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular