Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të mërkurë në Dibër, ku një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi shumë të kërkuar.
burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar. Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, 40-vjeçari Gentjan Meda dyshohet se ka rënë nga një lartësi.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen por nuk përjashtohet mundësia që ai të mund të jetë plagosur me armë zjarri. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë dëgjuar edhe krisma armësh, por rrethanat e sakta mbeten ende për t’u sqaruar policia.
Efektivi i plagosur fillimisht ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Peshkopisë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.







