HomeKryesoreAmbasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek...

Ambasadori i BE, Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Advertismentspot_img

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka theksuar se krimi i organizuar minon integritetin ekonomik, administratën publike dhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Në një tryezë të rrumbullakët ku morën pjesë përfaqësues të partive politike, studiues, komuniteti diplomatik dhe shoqëria civile, u diskutuan masat parandaluese kundër krimit të organizuar.

Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nënvizoi rëndësinë e bllokimit të aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme, përmes mjetesh si heqja e licencave, kontrolli i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake.

Sipas tij, këto masa janë thelbësore për të parandaluar infiltrimin e krimit në bizneset e ligjshme dhe për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE.

“Bllokimi i aksesit të krimit në ekonominë e ligjshme forcon përpjekjet tradicionale për të luftuar krimin e organizuar. Duke përdorur mjete si heqja e licencave, verifikimi i pjesëmarrjes në tenderë publikë dhe sanksionet bashkiake, autoritetet krijojnë barriera që i pengojnë kriminelët të depërtojnë në bizneset e ligjshme.

Kjo qasje efektive kundër krimit të organizuar është thelbësore për integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në BE,” -tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, gjatë fjalës së tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular