HomeAktualitetBalluku sërish në dyert e drejtësisë, çfarë pritet të vendoset të hënën...

Balluku sërish në dyert e drejtësisë, çfarë pritet të vendoset të hënën në Apelin e GJKKO

Advertismentspot_img

Apeli i Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar datën 9 mars për shqyrtimin e ankimit të bërë nga Belinda Balluku ndaj masave të sigurisë të vendosura më herët nga Shkalla e Parë e kësaj gjykate.

Ish-zv.kryeministrja dhe njëherazi ish-ministre e Infrastrukturës kundërshton vendimin që parashikon pezullimin nga detyra dhe ndalimin e daljes jashtë shtetit, masa të kërkuara nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Caktimi i seancës në Apel vjen menjëherë pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Çështja pritet të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me relatore gjyqtaren Miliana Muça.

Seanca e 9 marsit do të zhvillohet në kuadër të procedurave të mëtejshme gjyqësore pas vendimit të Kushtetueses dhe do të fokusohet në vlerësimin e ligjshmërisë së masave të sigurisë ndaj Ballukut.

Ndërkohë, SPAK vijon hetimet ndaj saj për disa procedura tenderuese që lidhen me projektet infrastrukturore të Tunelit të Llogarasë dhe Unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa organi i akuzës ka kërkuar edhe masë më të rëndë sigurie, përfshirë arrestimin e ish-zv.kryeministres.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular