Pas votëbesimit në Kuvendin e Shqipërisë, 7 anëtarët e rinj të qeverisë Rama do të betohen nesër para Presidentit të Republikës, në një ceremoni që do të zhvillohet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave.
Votëbesimi i ministrave u realizua sot në Kuvend me votat e mazhorancës, në një seancë të tensionuar, pasi opozita kishte bllokuar foltoren, me argumentin e mosrespektimit të drejtës për fjalën.
Pas ceremonisë së betimit, ministrat marrin zyrtarisht detyrën e tyre.
Votimi në Kuvend për emërimin e ministrave të rinj:
Albana Koçiu, zëvendëskryeministre – 83 vota pro
Ferit Hoxha, ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme – 83 vota pro, 4 kundër
Besfort Lamallari, ministër i Brendshëm – 83 vota pro, 4 kundër
Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes – 83 vota pro, 6 kundër
Toni Gogu, ministër i Drejtësisë – 83 vota pro, 5 kundër
Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjetikës – 83 vota pro, 6 kundër
Eriona Ismaili, ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin – 82 vota pro, 4 kundër







