HomeKultureDy valle myzeqare shpallen vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale

Dy valle myzeqare shpallen vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale

Advertismentspot_img

Dy valle të traditës myzeqare, Vallja e Ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare, janë përfshirë në listën e vlerave kombëtare të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Përfshirja e tyre u bë pas një pune 6-mujore për plotësimin e dokumentacionit përkatës, ndërsa tashmë vëmendja do të përqendrohet në ruajtjen e këtyre valleve dhe në përcjelljen e tyre te brezat e rinj.

Historiani Niko Ferro theksoi se vallja dyshe myzeqare është ndër vallet më të ndërlikuara të kësaj treve.

Sipas tij, ajo përfshin mbi 200 elemente lëvizjeje dhe kërkon përgatitje të gjatë për t’u interpretuar.

Ai nënvizoi gjithashtu se edhe vallja rituale e Ngjalës është shumë e vjetër dhe karakterizohet nga një strukturë e veçantë koreografike, me lëvizje majtas-djathtas dhe formacione gjysmërrethore.

“Këto tashmë janë pasuri jo vetëm e Myzeqesë, por e gjithë trashëgimisë sonë kombëtare. Merita e veçantë është se Bashkia Lushnjë punoi për të mos lejuar humbjen e tyre”, u shpreh Ferro.

Nga ana e saj, kryetarja e bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa bëri të ditur se puna do të vijojë për të çuar përpara nismën që këto valle të njihen edhe në nivel ndërkombëtar.

“Në vargun e krenarive të trashëgimisë kulturore që ne kemi, tani kemi pjesë edhe këto dy valle. Bashkia nuk do të ndalet me kaq, pasi do të vazhdojmë përpjekjet që ato të përfshihen edhe në listat e UNESCO”, tha Sefa.

Vallja e Ngjalës dhe Vallja Dyshe Myzeqare interpretohen kryesisht në zonat e Lushnjës, Divjakës dhe Fierit, ndërsa sipas studiuesve ato kanë rrënjë të hershme që lidhen me traditat ilire.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular