HomeKronikeHumbi të gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit 2019, ndërron jetë...

Humbi të gjithë familjen në tërmetin e 26 nëntorit 2019, ndërron jetë edhe Albert Cara

Advertismentspot_img

Albert Cara, i cili humbi të gjithë familjen në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019, ka ndërruar jetë pas një ataku kardiak.

Ai ishte i vetmi i mbijetuar nga familja pas shembjes së pallatit ku banonte në Thumanë.

“U nda nga jeta Albert Cara… një zemër që mbajti brenda dhimbjen më të madhe që mund të përjetojë një njeri.

Në tërmetin tragjik të 26 Nëntorit ai humbi gjithë familjen e tij. Një plagë që nuk u shërua kurrë. Sot, pas një ataku kardiak, Alberti u largua nga kjo botë për t’u bashkuar me engjëjt e tij në përjetësi.

Dhimbja e tij ishte e madhe, por dashuria për familjen e tij ishte edhe më e madhe. U prehsh në paqe Albert… tani je sërish pranë atyre që i deshe më shumë.”, shkruan kushëriri i tij Arben Cara, shef i shërbimit zjarrfikës.

Në tërmetin tragjik të 26 nëntorit 2019 humbën jetën 51 persona, mes tyre edhe fëmijë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular