Personi që shihni në foto është punonjësi i policisë, Rezart Kuçi, i arrestuar sot gjatë një operacioni në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.
Sipas burimeve, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) e ka arrestuar Kuçin me urdhër të SPAK, në lidhje me veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Trafikimit të lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal”.
Mësohet se Kuçi mbante postin e shefit të Seksionit të Policisë Shkencore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.
Ndërkohë, pavarësisht akuzave të rënda që rëndojnë mbi të, rezulton se **dy vite më parë ai ishte dekoruar për shërbim te dalluara nga Policia e Tiranes







