HomeEkonomiShtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185....

Shtrenjtohen sërish karburantet, nafta po shitet për 184 lekë, benzina për 185. Qeveria gati të ndërhyjë, kompanitë e naftës thirren sot në Kryeministri

Advertismentspot_img

Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish. Nafta dhe benzina po kushtojnë mesatarisht 184 lekë për litër.

Kjo pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës njoftoi marrjen në monitorim të tregut të hidrokarbureve. Rritja argumentohet me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

Aktualisht Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i shtatë në Evropë dhe i dhjetë në botë për çmimin më të lartë të naftës.

1 javë  pas nisjes së konfliktit në Lindjes e Mesme dhe shtrenjtimit të naftës edhe në vendin, qeveria pritet të zhvillojë një takim me operatorët e tregut të karburanteve ditën e hënë. 

Për të dytën herë radhazi çmimi i naftës në Shqipëri vetëm brenda pak ditësh ka ndryshuar sërish. Pikat e tregtimit me shumicë kryesisht në kryeqytet ndryshuan vlerat në tabelat e tyre të shitjes këtë të premte.

Duke i vendosur një çmim të ri të naftës me një maksimale që varion nga 182 deri në 184 lekë për litër nga 175-179 lekë që tregtohej ditët e mëparshme.

https://fcd22400224baf5182bbbabd0eed9897.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-45/html/container.html

Kjo rritje e çmimit sipas operatorëve në treg vjen pas rritjes së mëtejshme të çmimeve të naftës në bursë si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Konkretisht 1 fuçi naftë bruto në bursë ka arritur në 91 dollarë. Rritja më e lartë që prej fillimit të konfliktit teksa më parë tregtohej edhe në vlerat e 70 dollarëve për fuçi. (Foto)

Edhe të dhënat e doganave tregojë se çmimi i naftës së importuar me referencë çmimet e bursës PLATTS është rritur nga 888 dollarë për ton në 2 mars në 1112 dollar për ton në datën 5 mars. (Foto)

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të mbetet i lartë edhe se në 1 litër rëndojnë brenda 4 taksa si akciza, taksa e karbonit dhe qarkullimit si dhe tvsh-ja 20%  duke arritur një çmim vetëm taksa nga 100-110 lekë/litër.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular