HomeKryesoreAmbasadori i BE krah SPAK: Krimi i organizuar çrrënjoset duke iu goditur...

Ambasadori i BE krah SPAK: Krimi i organizuar çrrënjoset duke iu goditur financat. Braho: Do të godasim çdo funksionar që lidhet me krimin

Advertismentspot_img

Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimi i hetimeve financiare dhe rikuperimit të pasurive të paligjshme, ishin në fokus të mbledhjes së Komitetit Drejtues të projektit EU4LawEnforcement, e zhvilluar në Tirana.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve shqiptare, të Bashkimi Evropian dhe partnerë ndërkombëtarë, të cilët diskutuan mbi progresin e projektit dhe prioritetet për fazat e ardhshme, me qëllim rritjen e bashkëpunimit operacional mes strukturave të zbatimit të ligjit.

Në tryezë ishte i pranishëm edhe drejtuesi i Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Klodian Braho.

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi se projekti synon të forcojë kapacitetet e Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar, duke mbështetur ndër të tjera finalizimin e Strategjisë Kombëtare kundër Krimit të Organizuar dhe funksionalizimin e Zyrës së Rikuperimit të Pasurive.

Sipas tij, kjo zyrë konsiderohet një element kyç për zhvillimin e hetimeve financiare dhe për goditjen e burimeve ekonomike të rrjeteve kriminale.

Drejtuesi i Strukturës së Posaçmë kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Klodjan Braho ka reaguar me anë të një mesazhi në Facebook, ku shprehet se SPAK do të vijojë të godas me forcën e ligjit krimin e organizuar.

Braho është shprehur se Struktura e Posaçme vazhdon punën e saj për të goditur gjithashtu çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarinë e krimit të organizuar.

“Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin e organizuar, si dhe çdo funksionar publik që bashkëpunon apo lehtëson veprimtarin e krimit të organizuar”, shkruan Braho.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular