HomeBotaKONFLIKTI/Sa njerëz janë vrarë në luftën SHBA–Izrael kundër Iranit deri me sot?

KONFLIKTI/Sa njerëz janë vrarë në luftën SHBA–Izrael kundër Iranit deri me sot?

Advertismentspot_img

Dhjetëra njerëz janë vrarë në gjithë Lindjen e Mesme që nga 28 shkurti, kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin, ndërsa shumë shpejt u përfshinë në këtë konflikt edhe shtetet e Gjirit që strehojnë baza ushtarake amerikane si dhe Libani.

Në një artikull të publikuar këtë të hënë nga Reuters, bëhet i ditur bilanci i deri tanishëm i viktimave të raportuara në secilin nga vendet e përfshira nga 28 shkurti deri më 9 mars, pra më shumë se një javë pas fillimit të luftës.

IRAN – Të paktën 1 mijë e 230 persona janë vrarë, mes të cilëve 175 nxënëse dhe stafi akademik që u vranë në një sulm me raketa mbi një shkollë fillore në Minab, në jug të vendit, ditën e parë të luftës, sipas Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane. Nuk është e qartë nëse ky bilanc përfshin viktima ushtarake të Gardës Revolucionare. Ushtria iraniane tha se të paktën 104 persona u vranë pasi një nëndetëse amerikane fundosi një anije luftarake iraniane pranë brigjeve të Sri Lankës javën e kaluar. Këto viktima nuk janë përfshirë në bilancin e Gjysmëhënës së Kuqe.

IZRAELI – Ushtria izraelite tha se dy ushtarë u vranë në Libanin jugor, viktimat e para që nga rifillimi i luftimeve me Hezbollahun javën e kaluar. Njëmbëdhjetë civilë janë vrarë, përfshirë nëntë persona në një sulm me raketa iraniane në Beit Shemesh pranë Jeruzalemit më 1 mars, sipas shërbimit të ambulancës Magen David Adom.

SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS – Shtatë ushtarakë janë vrarë gjatë operacioneve kundër Iranit, sipas shifrave të publikuara nga ushtria amerikane.

LIBANI – Të paktën 394 persona janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë 83 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë së Libanit.

ARABIA SAUDITE – Dy persona u vranë kur një predhë ra mbi një zonë banimi në qytetin Al-Kharj, në juglindje të kryeqytetit Riad.

BAHREINI – Një person u vra pasi shpërtheu zjarr në Qytetin Industrial Salman pas interceptimit të një rakete më 2 mars, sipas ministrisë së brendshme.

KUVAJTI – Një fëmijë u vra nga sulmet iraniane, sipas ministrive të shëndetësisë dhe të jashtme. Dy oficerë të ministrisë së brendshme dhe dy ushtarë gjithashtu u vranë gjatë detyrës, tha ushtria.

OMANI – Një person u vra pasi një predhë goditi një cisternë me flamur të Ishujve Marshall pranë brigjeve të Muskatit.

EMIRATET E BASHKUARA ARABE – Katër persona janë vrarë, sipas ministrisë së mbrojtjes së Emirateve.

SIRIA – Katër persona u vranë kur një raketë iraniane goditi një ndërtesë në qytetin jugor të Suidas më 28 shkurt, raportoi agjencia shtetërore SANA.

IRAKU – Të paktën 15 persona janë vrarë, sipas policisë dhe zyrtarëve të shëndetësisë. Një komandant i grupit “Rezistenca Islame në Irak”, një ombrellë e fraksioneve të armatosura të mbështetura nga Irani, u vra në një sulm ajror mbi automjetin e tij më 5 mars.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular