HomeKryesorePresidentja e KE Von der Leyen: Koha që Ballkani Perëndimor duhet të...

Presidentja e KE Von der Leyen: Koha që Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e BE-së

Advertismentspot_img

Ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimi Evropian që tani! Ky ishte mesazhi i Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian, ndërsa bota përballet me një tjetër konflikt të armatosur, atë në Lindja e Mesme

Sipas saj, rendi botëror nuk ekziston dhe nuk do të kthehet më.

“Europa nuk mund të jetë më një kujdestare e rendit të vjetër botëror, sepse bëhet fjalë për një botë që ka ikur dhe nuk do të kthehet më. Është me rëndësi të madhe që ne të përgatitemi duke afruar Ballkanin Perëndimor, Moldavinë dhe Ukrainën me Unionin tonë, që tani. Zgjerimi nuk ka të bëjë me ideologjinë. Është një çështje interesi dhe sigurie të përbashkët europiane. Dhe ne duhet të jemi gati të përmbushim detyrat sapo të vijë koha”.

Sa i përket luftës ndaj Iranit, presidentja e Komisionit Evropian kërkoi të mos derdhen lot për një regjimi vrastar.

“Europa duhet të përqendrohet në realitetin e situatës, për ta parë botën ashtu siç është në të vërtetë sot. Dhe dua të jem e qartë, nuk duhet të derdhen lot për regjimin iranian. Ne duhet të jemi të përgatitur ta projektojmë fuqinë tonë në mënyrë më të vendosur”.

Deklarata e Presidentes Von der Leyen erdhi në një kohë, kur në Bruksel u mblodhën ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian për të diskutuar situatën e sigurisë që prej fillimit të konfliktit të Iranit, duke shqyrtuar edhe mundësinë që kjo luftë të sjellë një valë të re emigracioni në Evropë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular