HomeKryesoreRama për Rakip Sulin: Një mik, bashkudhëtar, bashkëluftëtar, shembull i shkëlqyer i...

Rama për Rakip Sulin: Një mik, bashkudhëtar, bashkëluftëtar, shembull i shkëlqyer i punës e përkushtimit. Kryebashkiaku: Kamza motor ekonomik, ktheva shpresën tek Bashkia

Advertismentspot_img

Në episodin e nëntë të episodit të gjatë të podkastit “Flasim” me titull “Mirëserdhët në Kamëz”, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar kryetarin e bashkisë së Kamzës, Rakip Sulin.
Gjatë nisjes së bashkëbisedimit, kreu i qeverisë e cilësoi Sulin si “një mik, një bashkudhëtar” si dhe një “bashkëluftëtar” pasi sipas tij së bashku kanë “zhvilluar dhe një “luftë” në kuptimin e ftohtë të fjalës”.

Gjithashtu shtoi Rama “dhe një koleg që ka treguar shumë aftësi dhe ka prodhuar shumë gjëra që dukeshin të pa prodhueshme në një territor se dukej i pashpresë”.

“Kamza ishte një tmerr, por t’i nuk u dorëzove dhe e kishe ndarë mendjen o do ta merrje atë bashki dhe o do ta drejtoje o s’ka. Nuk e kam menduar se do të bëjë as shumë dhe aq mirë dhe që do të vlerësoheshe me aq shumë simpati dhe votë nga qytetarët e Kamzës”, tha Rama.
“Bashkë kemi qenë kur ti tentove herën e parë që të bëheshe Kryetari I Bashkisë nuk ja dole ishte një betejë jashtëzakonisht e vështirë luftë nëpër shtyllat e elektrikut që ishin asaj kohe të lyera blu  për flamurët e partisë. Duket sikur është një kohë që nuk ka ekzistuar dhe ka qenë një ëndërr e keqe, po ja që ka qenë një kohë që e kemi jetuar bashkë dhe kur Kamza ishte një tmerr. Por ti nuk u dorëzove e ksihe darë mendjen o do ta drejtoje o ska. Dhe te them të drejtën unë e shikoja më shumë si mundësinë për ta fituar bashkinë por nuk e kam menduar me thënë të drejtën që do bëje aq shumë dhe aq mirë dhe që do vlerësoheshe me aq shumë simpati dhe me votë nga qytetarët e Kamzës tani fjala është për ty fol sa të duash  e mos ndalo” – tha Rama të podkastit “Flasim”.
Kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli, theksoi se ai e shihte si një mision drejtimin e bashkisë.
“E shihja si një mision, në radhë të parë, para vetes dhe para Zotit, që mund të bëjë diçka për ata njerëz që erdhën në ‘91 dhe u sistemuan, por asnjëherë nuk gjetën tek pushteti lokal atë që u takonte”, tha ai.
Në fjalën e tij Rama bëri të ditur se Suli ka nisur një platformë të re komunikimi me qytetarët siç është podkasti “ “Zëri i Kamzës”.
“Themeli i demokracisë është vota, por pas votës dhe marrjes së pushtetit është edhe transparenca që duhet të kesh para qytetarëve. Menduan dy vajza të cilat janë pjesë e stafit të medies, një herë në javë dhe pse jo dhe në mënyrë vullnetare, që të kemi mundësi për të komunikuar me qytetarët, për t’i informuar qytetarët dhe për t’i bërë pjesë të vendimmarrjes, të investimeve dhe të gjitha vendimeve që merre bashkia Kamëz, që është në interes të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Suli.

Suli gjithashtu vlerësoi punën në skuadër në bashkinë Kamëz për të arritur tek pritshmëritë e qytetarëve. Në vitin e shtatë në drejtim të bashkisë Kamëz, Suli renditi edhe disa nga punët e kryera në drejtimin e tij gjatë këtyre viteve.

“Ktheva shpresën tek institucioni. Kur një popull beson tek një qeverisje, qoftë lokale dhe qendrore mendoj se është realizuar objektivi që i ke lënë vetes”, tha si i cili shtoi se janë bërë investime në çerdhe, kopshte si dhe në shkolla për rreth 27 mijë fëmijë që jetojnë në atë bashki.

“Familjet që janë me nevoja e kanë me 0 pagesën në çerdhe dhe kopshte. Kemi pasur mbështetje dhe bonusin e qirasë. Kemi listën e bizneseve që kanë nevojë për punonjës dhe kemi ulur në 25% listën e familjeve që trajtoheshin me ndihëm ekonomike dhe u kemi siguruar punë”, tha Suli.

Gjithashtu Suli tha se janë mbështetur edhe të moshuarit.

“Për moshën 65 vjeç, kemi bërë diferencimin e taksës tek bashkia Kamëz. Sot japim 5000 lekë të reja për pensionistë të vetmuar çdo muaj. Janë rreth 75”, tha ai.

Suli nënvizoi se në fund të 2026 do të përfundojnë 95% të infrastrukturës rrugore në bashki. I pyetur në lidhje me sfidat që ka, Suli theksoi u ndal tek investimi në ujësjellësin e Bovillës së vjetër.

“Shkon 22 milionë euro dhe i takon të investohet rreth 15 euro për banorë dhe Kamza të ketë ujë 24 orë. Ky do të ishte investim i rëndësishëm”, tha i cili shtoi se të ardhura nga ujësjellësi janë dyfishuar.

“Ne e gjetëm ujësjellësin me 1.7 milionë euro të ardhura dhe sot jemi me 3.5 euro milionë euro”, tha Suli.

Krybashkiaku u ndal edhe tek punimet për qendrën e qytetit, parkimin nëntokësore si dhe përfundimin e stadiumit të ri.

Suli shtoi se një pjesë e mirë e punëve duhet të bëhet nga ndërmarrjet e bashkisë.

“Kur shkova pastrimin e gjetëm privat dhe bëra 3 vite që pastrimin e kam si bashki dhe sot Kamza është e pastër dhe me një kosto shumë më të ulët sesa me tendera”, tha ai.

Sipas tij Kamza ka pasur zhvillime ekonomike, të jashtëzakonshme, qoftë në zhvillimin e ndërtimit, apo kompani serioze që kanë investuar në bashkinë e Kamzës.

“Bashkia Kamzës është kthyer në një motor ekonomik, jo vetëm për Kamzën, por edhe për bashki të tjera që janë përreth që vijën dhe punësohen në Kamëz”, tha ai.

Nga ana tjetër Rama duke e falenderuar kryebashkiakune  Kamzës e cilësoi Rakip  Sulin si “një nga shembujt më të shkëlqyer të punës, përkushtimin, ambicies dhe kokëfortësisë, sepse e ke kokën na por pa këtë kokëfortësi nuk bëhet as Kamza, as nuk bëhet asgjë”, për të arritur sipas tij objektivat.
“Ishte Rakip Suli kryetari I Bashkisë Kamëz ata që jetojnë aty ja dinë edhe zërin edhe figurën ju që nuk jetoni aty te jeni të bindur që do ja dëgjoni edhe zërin edhe figurën”- e mbylli Rama podkastit “Flasim”.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular