HomePolitikeSalianji ironizon nga Vlora: Kryesia e PD për herë të parë nuk...

Salianji ironizon nga Vlora: Kryesia e PD për herë të parë nuk ka një grua. Kjo tregon sa mirë po shkojnë punët në partinë tonë!

Advertismentspot_img

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ishte sot me demokratët në Vlorë, ku vijoi turin e takimeve të tij me strukturat e partisë në gjithë Shqipërinë.

Salianji e nisi fjalën e tij duke ironizuar krerët e selisë blu, në kryesinë e së cilës nuk ka më një grua dhe kjo për Salianjin tregon se sa mirë po shkojnë punët në PD.

Salianji: Në partinë tonë për vendime të gabuara për herë të parë në kryesi nuk ka një grua dhe siç po shihet se mirë po shkojnë punët. Mirë është të krijojmë hapësira për gratë në partinë tonë politike.

Vlora është një qytet simbol për historinë shqiptare, qyteti ku shqiptarët kanë ditur të ngrihen. Shqipëria ka nevojë për një drejtim të ri. Sepse Shqipëri ka nevojë më shumë se kurrë për një qeveri të fortë. Ka nevojë për një politikë jo e lodhur jo e vjetruar e mbyllur.

Le ta themi hapur situata në Shqipëri është alarmante. Shqipëria kë  nevojë për një fillim të ri. Drejtuesi politik dha shembullin duke dhënë dorëheqjen. Por nuk është vlerësuar ashtu siç duhet. Kemi një shtet të degraduar në çdo qelizë, ekonomia e dobët, çmimet kanë rritur. Besimi te politika në nivelin më të ulët, emëruesi i përbashkët i gjithë qeverisjes sot përmblidhet në një fjalë, skandal. Skandal me tenderët, koncesionet, rrugët, arsimi, përballjen me drejtësinë, mbrojtjen politike të drejtuesve të qeverisë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular