HomeSportVIDEO/Bajrami shënon gol me një nga penalltitë në Rejnxhërs-Sëlltik, tifozët e dy...

VIDEO/Bajrami shënon gol me një nga penalltitë në Rejnxhërs-Sëlltik, tifozët e dy skuadrave pushtojnë fushën në fund të ndeshjes historike

Advertismentspot_img

Shorti i Kupës së Skocisë kishte vënë përballë Rejnxhërs dhe Sëlltik që në fazën çerekfinale dhe ashtu siç pritej, derbi i Glasgout u përjetua me shumë tension.

Sfida u luajt në stadiumin e Rejnxhërs, me kapacitet të plotë dhe me 7500 tifozë udhëtues të Sëlltikut të pranishëm gjë që nuk ndodhte që nga viti 2018. Në fushën e lojës, golat munguan dhe fati i kualifikimit erdhi vetëm nga pika e bardhë e penalltive.

Aty Sëlltik realizoi 4 herë, përballë 2 të Rejnxhërs, një nga të cilët u transformua saktësisht nga Nedim Bajrami i aktivizuar si zëvendësues, duke bërë që ekipi udhëtues t’i gëzohej kalimit të turit.

Tifozët miq hynë në fushë për të festuar me ekipin e tyre, të pa ndalur nga policia, e kjo soli reagimin e atyre të Rejnxhërs të cilët me kapuçë në kohë u vërsulën në fushë duke sjellë momente kaosi pasi u mendua për një përplasje të dhunshme siç ka ndodhur shpesh në histori mes dy skuadrave.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular