Janë forcuar masat e sigurisë për drejtuesit e Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në një moment kur institucioni po zhvillon hetime të rëndësishme për korrupsion dhe krim të organizuar.
Sipas informacioneve të raportuara, kryetarit aktual të Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, i janë shtuar edhe dy truproja, duke e çuar në tetë numrin e efektivëve të angazhuar për sigurinë e tij personale.
Ndërkohë, edhe ish-drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, tashmë është nën mbrojtje të shtuar, pasi atij i janë caktuar katër truproja të tjera.
Vendimi për rritjen e masave të sigurisë vjen në një periudhë kur SPAK është përfshirë në hetime të ndjeshme që prekin figura të rëndësishme të krimit të organizuar dhe raste të dyshuara korrupsioni në nivele të larta. Qëllimi i këtyre masave është të garantohet siguria e prokurorëve dhe drejtuesve të këtij institucioni gjatë zhvillimit të proceseve hetimore.







