HomeAktualitetFestat e marsit/IdentiTek: Ndryshon kalendari, përshpejtohet tërheqja e pasaportave dhe kartave të...

Festat e marsit/IdentiTek: Ndryshon kalendari, përshpejtohet tërheqja e pasaportave dhe kartave të identitetit

Advertismentspot_img

Për shkak të festave zyrtare të muajit mars, kompania “IdentiTek” ka njoftuar një kalendar të ri dhe të përshpejtuar për tërheqjen e dokumenteve biometrike. IdentiTek informon qytetarët se, për shkak të ditëve të festave zyrtare gjatë muajit mars, janë bërë disa përshpejtime në datat e tërheqjes së dokumenteve biometrike për qytetarët që kanë aplikuar me procedurë standarde.

Ky ndryshim është bërë me qëllim shmangien e vonesave dhe garantimin e një eksperience sa më të mirë në shërbimin që IdentiTek ofron ndaj qytetarëve, veçanërisht gjatë periudhës së festave.

Pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit, aplikimet për të cilat janë kryer në disa data specifike, do të mund të tërhiqen sipas këtij kalendari:
– Aplikimet e bëra më 2 dhe 3 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 12 dhe 13 mars 2026;
– Aplikimet e bëra më 6 dhe 9 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 18 dhe 19 mars 2026;
– Aplikimet e bëra më 10 mars 2026 do të mund të tërhiqen më 19 mars 2026, ndërsa për zyrat në rrethe më 24 mars 2026.

IdentiTek u rekomandon qytetarëve të planifikojnë tërheqjen e dokumenteve sipas këtij kalendari, për të shmangur pritjet dhe për të siguruar marrjen e dokumenteve në kohë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular